Sikurse tashmë besojmë se e keni marrë njoftimin dhe ‘ftesën’, nesër martohet një nga çiftet më të komentuar të këtij edicioni të BBV.
Pasi u pajtuan ditën e sotme, çifti vendosi të martohet në një ceremoni që do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme.
Jo vetëm kaq, por në zarfin e mbërritur në shtëpi, thuhej se gjatë mbrëmjes do të kishte edhe të ftuar specialë.
Nga ana tjetër, Donaldi sapo ngriti dyshimet se nesër ai dhe Elgiti do të bëhen pjesë e BBV, përmes Instastoryt të fundit, ku shfaqen te studio muzikore e Elgitit ndërsa shkruan: “Sot do ta bëjmë natën ditë”
Nuk e dimë nëse Donaldi dhe Elgiti do të jenë të pranishëm fizikisht në dasmën e Romeos, por duket se një projekt muzikor janë duke e përgatitur i cili do të jetë gati nesër.