Komenti i Sarës për Kiarën, duket se ka ndezur rrjetin dhe shumë reagime nga fansat dhe palët e përfshira.
Pasi ky koment bëri xhiron e rrjetit, ka qenë Bardhi ai që ka reaguar në mbrojtje të partneres së tij, duke thënë se Sara që prej mbrëmjes së djeshme ka humbur aksesin në Instagram.
Mirëpo, kjo deklaratë e Bardhit nuk u besua aspak, pasi Sara gjatë ditës së sotme ka postuar në Instastory foto të saj.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe partneri i Kiarës, Luiz Ejlli, i cili menjëherë ka hequr Bardhin nga rrjetet e tij sociale, ndërsa publiku ishte në pritje të bashkëpunimit të tyre muzikor, nuk dihet tashmë nëse do realizohet.