Dasma e çiftit Heidi-Romeo ka sjellë një sërë reagimesh si brenda shtëpisë së ‘BBV3’ por edhe jashtë saj.
Reagime pozitive por dhe negative ku shumë kanë hedhur dyshimet e tyre se gjithçka që çifti po bën është totalisht një lojë.
Ish-banorja e këtij formati, Vesa Smolica, pasi doli nga shtëpia e ‘BBV’ deklaroi se lidhjen mes çiftit nuk e sheh të vërtetë, megjithatë natën e dasmës ajo bëri një urim për çiftin.
Por siç duket pak orë më parë ajo ka thumbuar çiftin ku nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ thotë: “Nuk ke pse të tregosh anën tënde të historisë gjithmonë. Koha do e bëjë.” – reagim ky që ka ardhur pas komenteve të Arbër Hajdarit për çiftin Romeo-Heidi.