Një moment emocionues gjatë “Prime”-t të djeshëm ishte takimi i Romeos dhe Heidit me prindërit e Romeos.
Fillimisht, Heidi i ka pritur prindërit e Romeos e më pas i është bashkuar dhe banori.
Ndonëse u krijua një ‘panoramë’ mjaft e ngrohtë familjare e takimit të ‘nuses’ me vjehërrit dhe u shoqërua me shumë buzëqeshje nga palët, gjatë publicitetit Heidi u shpreh se ky takim ishte shumë i sikletshëm për të.
Ajo i është drejtuar Romeos me fjalët “nuk ishte dasmë e vërtetë, super siklet”, ndërsa i ka thënë dhe Julias se prindërit e Romeos duhet të takonin vet Romeon, jo atë dhe se kjo është hera e dytë që i ndodh kjo në BBV (në fillim me gjyshërit e Romeos e tani me prindërit)