Ish-konkurentja e “Për’puthen” Gabriela Arapi ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”.
Gjatë një loje, ku Gabrielës iu shfaqën disa foto të personazheve publik, ajo do jepte mendimin e saj. Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter.
Kur pa foton e Sarës, ajo vendosi ta djegë, pasi shprehet se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.
Sa i përket Meritonit, Gabriela i qëndroi deklaratës së saj madje e bindur se nëse hyn në BB do e ndajë nga Ilnisa dhe do lidhet me të, ndërsa foton e tij e mbushi me zemra.
Nga ana tjetër, partneres së tij Ilnisës, i ka vizatuar brirë pasi e ka quajtur djall, ndërsa për Romeon ka treguar se deri para hyrjes në BB ka pasur një lidhje me mikeshën e saj.