Heidi Baci ka qenë ajo që ka shtypur butonin e kuq së fundmi në BBV, duke fituar kështu mundësinë për një intervistë ekskluzive në “Ftesë në 5”.
E ftuar në studio, Heidi i është përgjigjur pyetjeve të Bietës, ku ka treguar ndjesitë e saj për Romeon, dasmën e tyre dhe se si mund ta prisnin prindërit e saj këtë marrëdhënie.
Gjithashtu Heidi ka treguar se cilët ka konkurentë në BBV dhe se i ka ndryshuar mendimi për Rozën ditët e fundit.