Ish-konkurentja e “Për’puthen” Gabriela Arapi, është vendosur prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së mediave me deklaratat dhe komentet e bëra në “Mos i bjer me Top” për disa nga banorët dhe ish-banorët e BBV3.
Pas transmetimit të intervistës së saj, ka reaguar ashpër Bardhi përmes një Instastory, për të cilën Gabriela mendon se është shkruar nga vet Sara dhe jo nga Bardhi, nisur nga mënyra e të shkruarit. (koment ky i bërë nga Gabriela në ‘Shqipëria Live’)
Në një komunikim të fundit virtual me ndjekësit në Instagram, Gabriela ka dhënë përgjigje për pyetjet e ndjekësve.
“Ku e gjen gjithë këtë energji dhe guxim që provokon deri në pikën e fundit çdo person?” – ka qenë një pyetje së cilës ajo i është përgjigjur duke thënë: “Provokoj sepse kam xhindushet e mi që më japin informacione dhe materiale te veshi. Por jam e mirë, nuk i shes dhe nuk bëj dallavere showbizi!”
Një tjetër koment ka qenë: “Nuk merret fama duke sharë të tjerët”, koment të cilit ish-konkurentja e Për’puthen i është përgjigjur: “Atëherë marr shkak nga ky moment dhe shumë të këtij lloji që më kanë ardhur në DM. Pulisni e ju mirë syçkat dhe hapni veshët mirë, si gjyshja e Kësulëkuqes kur e hëngri ujku, sepse në gjithë intervistën nuk shava, ofendova apo fyeva dikë. Nuk merret fama me viktimizim!”