Pak momente më herët Meritoni dhe Romeo janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin. Shkak ka qenë përndjekja që Meritoni u ka bërë vajzave të shtëpisë.
‘Hyre në ‘Big’ ditën e parë dhe në ditën e 82 dole me zarf të zi për përndjekje kaq! Këtë ke bërë ti për 82 ditë.’- është shprehur Romeo, ku ka ndërhyrë dhe Egla e cila ‘këshillon’ Romeon të mos merret me Meritonin.
Debati mes djemve ka vazhduar, ku dhe disa banorë të tjerë janë përfshirë në këtë ‘përplasje’.
Ka qenë Erjola e cila me tone të lartë ka ‘shpërthyer’ ndaj Meritonit duke i thënë: ‘Je bllof. Kokrra e bllofit. I turpshëm je ti, ik zhduku, shko o i skualifikuar. Hec rri te ‘Dhoma e Bardhë’ se të ka bërë me probleme mendore.’