Miqësia mes Meritonit dhe Romeos duket se është shkatërruar përfundimisht me qëndrimin e tyre në BBV dhe dita-ditës tensionet mes dy banorëve rriten.
Me largimin e Ilnisës, Romeo ia ka kujtuar gjatë gjithë ditës Meritonit këtë fakt duke i theksuar se Ilnisa ka dalë për shkak të tij nga BBV.
Nga ana tjetër as Meritoni nuk e ka ‘kursyer’ Romeon duke i përmendur Donaldin dhe duke i kujtuar lidhjen e tij me Beatrix e më pas ribashkimin me Borën duke e krahasuar me Romeon e duke i thënë “ti je mall kinez, ai është mall amerikan”