I ftuar në “Pushime On Top” për sot ka qenë ish-banori i BBV, parashutisti Xhonatan Islami.
Gjatë minutave të intervistës, Lei Kraja po e pyeste Xhonatanin për eksperiencën më të bukur të fluturimit se me cilin personazh i ka shijuar më shumë. Mirëpo, ka ngatërruar fjalën “shijuar” gabimisht me q*.
E ndërsa Xhonatani bëri sikur nuk e vuri re këtë detaj, vet Lei ‘shpërtheu’ në të qeshura dhe e kaloi situatën me humor duke thënë se ishte faji i lartësisë.
Epo, faleni Lein, ndodhin këto gjëra në lartësira! 😜