Mbrëmjen e djeshme u fol për rrëfimin e ndjerë të Roza Latit, ku kjo e fundit kishte abortuar me vendimin e saj një fëmijë.
Edhe pse shumë i dëshiruar,ajo e mori këtë vendim sepse dëshironte që fëmija e saj të ketë nënën dhe babain, gjë që nuk e shihte të sigurt tek i ati i fëmijës pasi sipas saj ishte një mashkull i hallakatur.
Ledioni, duke e folur me Rozën e krahasoi situatën me atë të Sara Gjordenit e cila gjithashtu ka kaluar një situatë të ngjashme,humbjen e një fëmije, por në mënyrë spontane, jo e zgjedhur nga ajo.
E për këtë gjë, Sara ka shkruar në Instastory:
“Po shoh Big Brother, dhe historia e Rozës më se e ndjeshme, më preku … Ledioni e përmendi emrin tim sërish sot duke e lidhur abortin e Rozës me rrëfimin tim të mëparshëm.
Doja të bëja vetëm një korrigjim të vogël diferencues, unë bebushin tim të parë NUK e kam abortuar, por humbur nga Zoti në shkaqe natyrale. Ka qenë i dëshiruar dhe i pritur.
Rozën e mbështes 100% si grua në këtë rrugëtim, dhe dëshiroj t’u them të gjitha vajzave të tjera që :
Rrugëtimi juaj drejt mëmësisë nuk mbaron pas humbjes së bebit tuaj për shkaqe natyrale ose jo…Mos e fajësoni/ dënoni veten! Zoti ju bekon sërish”