Bora Zemani dhe Donald Veshaj mund të bëhen prindër së shpejti. Të paktën, këtë ide na dhanë përmes promos së puntatës së radhës në “Cherry on Top”, emisioni që moderohet nga Bora.
“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete!”, u shpreh Bora, teksa ledhatonte barkun. Në një tjetër moment të videos, Donaldi i puth dorën partneres.