Duket se që pas ‘Prime’-t të shkuar mes Liamit dhe Romeos debatet vazhdojnë dhe nuk mund të ketë paqe.
Romeo e ka quajtua vazhdimisht Liamin maniak, ndërsa gjatë një debati ditën e sotme Liami i është drejtuar Romeos duke i thënë “do të të marrin shokët e mi”
Kjo fjali ka ngjallur menjëherë reagim në rrjet, ndërsa kjo fjali e Liamit po shihet si një ‘kërcënim’ i drejtpërdrejtë për Romeon.
Nga ana tjetër, në rrjet ka dhe komentues që shprehen se kjo fjali nga Liam është përdorur pasi ky i fundit ditën e djeshme ka thënë se nëse del, do të ngrejë një padi kundrejt Romeos për fjalët me të cilat i është drejtuar.
Ndërsa sipas rrjetit, fjalia ‘do të të marrin shokët e mi’ i është referuar policisë, e cila në nisjen e rrugëtimit të tij në BBV3 e ka arrestuar.
Se si është e vërteta e fjalëve të thëna nga Liam, mbetet për t’u parë.