Gjatë një bisede në oborr me Rozën, Erjola ka treguar ëndrrën që ka parë për Ilnisën.
Sipas saj, Erjola shprehet se ka parë në ëndër ish-banoren të kthehej në shtëpi sot, ndërsa Roza edhe i ka dhënë shpjegim kësaj ëndrre.
Roza thotë se Ilnisa do të kthehet në shtëpi, duke kërkuar një takim me Meritonin, pasi do të bëhet xheloze për letrën që Meritoni po i shkruante Rikes.
Mirëpo, ditë më parë Olti Curri ka qenë ai që ka publikuar një Instastory ku shprehej se kishte marrë informacione që Ilnisa do të rikthehej në BBV, ndërsa rrjeti ka nisur të aludojë se ‘ëndrra’ e Erjolës është një informacion që ajo e di tashmë dhe e ka shprehur në formën e një ëndrre.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse Ilnisa do të bëhet sërish pjesë e lojës, duke qenë se BBV e ka prezantuar që vjet formulën e rikthimit të banorëve të eleminuar, ndërsa këtë vit deri tani ka rikthyer Gracianon sërish në lojë.