Së fundmi Rikja është surprizuar në shtëpinë e BBV nga ‘mëkati’ i saj. Për të gjithë ju që ndoshta nuk e dini ende, ‘mëkati’ është personi me të cilin Rikja ka lënë një njohje jashtë, për të cilën ka folur disa herë në shtëpinë e BBV, pa ndarë shumë detaje.
E duket se më në fund, ‘mëkati’ i Rikes u bë i ‘gjallë’ përmes një droni të dërguar për të.
‘Forca Rike! Të du fort, Mëkati’ – shkruhet në dronin për Riken nga personi misterioz.
‘O zemër, po shyqyr që u bëre i gjallë se thashë se më ke harruar’ – ka thënë Rikja teksa e emocionuar ka përqafuar banorët e tjerë.