Pas gjithë bujës në rrjet, duket se Sara dhe Ledri kanë vendosur t’i japin marrëdhënies së tyre një shans të dytë.
Ka qenë Sara ajo e cila ka rikthyer të gjitha fotot me Ledrin në profilin e saj, foto të cilat ishin arkivuar dhe fshehur nga Instagrami, gjatë periudhës së tyre të ndarjes.
Çifti flitet për ndarje që nga muaji tetor i vitit të kaluar, ndërsa me këtë veprim, Sara ka lënë të kuptohet se janë sërish në krahët e njëri-tjetrit.