Eksperienca tre mujore brenda ‘Big Brother VIP Albania’ për Ilnisa Agollin, ishte e paharrueshme pasi aty brenda gjeti dashurinë e jetës, Meriton Mjekiqin.
Teksa ishte e ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio”, në TAR, ish-banorja e këtij edicioni ka treguar edhe momentin kur ajo e kuptoi se ishte dashuruar me Meritonin.
“Shiko sesi ishte puna. Ai e ke parasysh një djalë i bukur, me një fizik të këndshëm që unë në jetën time të përditshme i kam bërë skip. Pra, nëse jam lidhur me diçka ka qenë gjithmonë truri. Dhe nëse kishte një pyetje që mu bë përpara se të futesha, nëse do të krijoja një lidhje në Big Brother, unë stepesha dhe thoja ‘Si ka mundësi që bëjnë të tilla pyetje?’. Pastaj thoja ‘Përse më pyesin mua?’ duke ditur parasysh se çfarë natyre kam. Pastaj më solli ujë, më fshiu ato lotët dhe kur më foli thashë ‘Prit njëherë se ky nuk paska vetëm muskuj’. Ai ishte i pari. Nuk e di. Ndodhi pastaj.”
Po ashtu, gjatë kësaj interviste Ilnisa deklaroi se Egla e fitoi vëmendjen nga ajo dhe Meritoni.