Blogerja Afrona Dika ka ngacmuar ndjekësit më postimin e fundit.
Në “Instastory” ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me model flokësh dhe grim të rëndë.
Vëmendje mori përshkrimi i këtij postimi ku shkroi që është bërë nuse sërish.
Jo vetëm kaq, por Afrona është duke kërkuar dikë që dekoron salla dasmash.
Kujtojmë që modelja ishte e martuar me këngëtarin Blero, të cilët i kanë dhënë fund martesës në vitin 2022.