Moderatori Ronaldo Sharka ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në “Wake Up”, ku ka komentuar edhe lojën e banorëve brenda BBV3, ndër të tjerë edhe të Romeos dhe Heidit.
Gazetari thotë se ata kanë krijuar marrëdhënien me njëri-tjetrin për të hyrë më shpejt në ‘treg’, pasi janë aty për mundësitë që BBV ofron si në showbiz, në projekte por edhe në reklama përmes Instagramit.
Sa i përket ‘bërthamës së famshme’ me 4 finalistët (Juli, Egla, Heidi, Romeo), Ronaldo thotë se në finale do të jetë ose asnjëri ose njëri nga të dy, e nëse është kjo e dyta, do finalja do të jetë e Heidit jo e Romeos.
Ai shprehet Romeon nuk e shikon në finale sepse për të nuk është një lojtar i fortë. Madje mendon se Heidi është konkurrente më e fortë se Romeo.
Ronaldo Sharka: Nuk e besoj se do jenë finalist. Nuk e besoj, o njëri o tjetri. Mundet të mos jetë asnjëri. Ky Big Brother është shumë i çuditshëm. Nëse e shikojmë Big Brother si reality, Romeo po është reality, interesohet se e njoh edhe jashtë. Nuk mendoj se të dy do të jenë në finale, ka plot emra të tjerë. Heidi mendoj se është lojtare më e fortë, nuk jep asnjëherë përgjigje në Prime, ia kalon topin Romeos, ky skuqet.
Komentet e Ronaldos kanë ‘acaruar’ fansat e Romeos dhe çiftit, të cilët kanë shpërthyer në komente negative për gazetarin.