Është quajtur Cerberus, ose ndryshe qeni i ferrit me tre kokë, për shkak se ka tre kulme të nxehtësisë.
Kjo valë e të nxehtit që ka mbërthyer gjithë Europën Jugore dhe që ka prekur këtë javë edhe Shqipërinë do të shënojë ditën e nesërme kulmin e parë.
Sipas parashikimit të motit në vendin tonë ditën e sotme termometri arriti deri në 41 gradë Celcius në hije, por do të kulmojë të premten me 42 gradë.
Meteorologët thonë se kjo valë e të nxehtit me temperatura ekstreme do të qëndrojë në Shqipëri deri në fund të muajit Korrik.