“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa te gjithe i kanë sytë te postimet e yjeve në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i ndjekësve të tyre në Instagram. Por cilët jane ish-banoret e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram për këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
10. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, ështe në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 5 mijë ndjekës.
9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 583 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.
8. Krist Dragot me një rezultat minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve.
7. Elvis Pupa, pasi ka ruajtur vendin e parë për të tretën javë radhazi, këtë herë ai kalon ne vend të shtatë duke humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.
6. Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës.
5. Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve”,Kiara Tito ka patur një rritje këtë javë, duke iu shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj.
4. Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës.Së fundmi eshte përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.
3. Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 1 mije ndjekës duke shkuar kështu në 423 mijë ndjekës.
2. Nga vendi i parë javën e kaluar, moderatorja Dea Mishel Hoxha ka kaluar në vendin e dytë, duke shtuar 3 mijë ndjekës të rinj në Instagram.
1. Në vend të parë, pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 5 mijë ndjekës, duke shkuar kështu në 148 K.