Rike Roci ka qenë e ftuar së fundmi në “Wake Up” ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në BBV, ndërsa nuk e ka ‘kursyer’ një koment edhe për Heidin dhe lojën e saj.
A mendon se të ka penalizuar raporti me Julin?
Kam pasur idetë e qarta në lojën time. Problemi ishte që e shihja lojën ndryshe nga të tjerët. Unë kam qenë vetja, nderkohë qe të tjerët kanë aktruar shumicën e kohës. I thoja Julit që i ka aleat të fshehur banorët që debatonte, ai është aktor profesionist. Por unë isha vetvetja.
Çfarë mund të thuash për lidhjen e Romeos dhe Heidit?
Mendoj që është dashuri, jo kaq dashuri e madhe por i kanë ato fluturat. Por duhen. Do i pyesni kur të dalin (qesh). Romeo patjetër që do të jetë në finale. Heidin nuk e kam parë kurrë si finaliste apo lojtare e fortë. Unë e shoh si e dashura e Romeos, kaq. E dashura që buzëqesh, e përkëdhel, kaq.