Së fundmi një temë mjaft delikate ka nisur të diskutohet dhe të kthehet në një debat në BBV, ajo e ndarjes Shqipëri-Kosovë.
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Meritonit dhe disa prej banorëve të shtëpisë, ku Meritoni tregoi që shqiptarët e Kosovës në BBVA janë ndjerë të ofenduar, ndërsa debati ka përfunduar në ofendime nga ana e Meritonit.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar Vesa Smolica, ish banore e BBV, e cila përmes një reagimi në Instastory ka folur gjatë lidhur me këtë çështje, ndërsa ka treguar edhe se ajo brenda shtëpisë ka ngritur zërin për shumë situata dhe ofendime (sidomos nga ana e Eglës) që në kontratën prej 36 faqesh që banorët firmosin para hyrjes nuk lejohet të ndodhin, por të gjitha këto i janë anashkaluar në “Prime”, ndërsa ka përmendur edhe eleminimet dhe rikthimet e banorëve në shtëpi.