Martesa e Kiara Tito & Luiz Ejllit ishte martesa më e ndjekur e show biz-it në shumë kohë. Kjo, për arsye se ceremonia u mbajt në natën finale të sezonit të dytë të BBV.
E ftuara speciale, Elvana Gjata erdhi me një krijim vetëm për çiftin. Kënga titullohej “Si Na” dhe menjëherë u kthye në një ndër këngët më të dëgjuara të dashurisë si dhe këngë ‘hit’ e dasmave për këtë sezon.
Mirëpo, diçka ndodhi me këtë baladë të Elvanës. Këngëtarja, sapo ka ri-lançuar këngën “Si Na” , por në version negativ. Me tekst të shtuar që flet për ndarje pas gjithë dashurisë së madhe që Elvana përshkroi në këngën e saj.
Ndoshta, Elvana ka dashur të tregojë edhe anën tjetër të ‘medaljes’ , që jo të gjitha dashuritë përfundojnë si në përralla.
Megjithatë, edhe “Si Na” në versionin negativ është po aq e bukur sa versioni tjetër i saj, kështu që të preferuarën tuaj vendoseni ju! 🙂