Moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët e BBV3, u bënë dje pjesë e shtëpisë së BBV në një darkë për të festuar 100ditë të këtij edicioni.
Në një darkë plot të qeshura, nuk munguan as këshillat dhe mesazhet e të ftuarve specialë në shtëpi për banorët.
I tillë ishte dhe mesazhi i Ledionit për Meritonin, i cili gjatë një bisede larg banorëve të tjerë, i tregoi Meritonit se është një nga banorët që është rritur më së shumti në BBV në gjithë rrugëtimin e tij me ulje-ngritje.