Ish banorja e BBV1, aktorja Monika Lubonja, ka qenë një ndjekëse e rregullt e këtij edicioni të tretë të BBV.
Herë pas here në rrjete sociale dhe panele diskutimi, aktorja i ka ironizuar banorët e BBV duke thënë se shumë prej tyre po kopjojnë strategjitë e banorëve ‘paraardhës’ të tyre, madje së fundmi në një Instastory ajo u shpreh se brenda shtëpisë duhet të hyjnë urgjentisht psikiatrët.
Mirëpo, në krye të 100 ditëve, Monika ka një këshillë për gjithë publikun, ndërsa ka shprehur dhe vlerësimin për kastin e këtij edicioni.
“Pas 100ditësh të ngarkuar emocionalisht, psiqikisht, duhet pak më shumë kujdes me komentet tuaja. Ju s’e dini dhe s’e kuptoni ç’do të thotë izolim pa e provuar këtë gjë. Unë ju jap një urim të gjithëve dhe duartrokitje pafund banorëve.” – shprehet Monika Lubonja.