Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme në shtëpi janë ndezur sërish debatet. Heidi vazhdon të jetë e zhgënjyer nga Roza për të cilën mendoi se kishte një mendim pozitiv dhe raport miqësor, pasi moderatorja u shpreh në dhomën e rrëfimit se ajo dhe Romeo nuk dinë asnjë gjë për njëri-tjetrin si çift dhe marrëdhënien e tyre e kanë në kuadër të lojës.
Roza është përpjekur t’i shpjegojë Heidit pas spektaklit se është mendimi i saj, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur ftohtë se ka të drejtë të komentojë.
Pjesë nga debati:
Heidi: Po të jap të drejtë të komentosh
Roza: Me këtë zgërdhimjen që po bën tani në fytyrë po më jep të drejtë me të vërtetë
Heidi: Unë mbaj përgjegjësi për çfarë të them. Kjo është logjika
Roza: Kjo është dhe këtë po të shpjegoja. Çfarë thashë si gjë?
Heidi: Asgjë.
Roza: Që ju nuk njihni njëri-tjetrin si çift, ju e keni thënë dhe në “Prime”, që ju nuk njihni njëri-tjetrin. Të njëjtën fjali kam thënë dhe unë në dhomë të rrëfimit. Mbrapa kaloi ai klipi, ajo situata, çfarë është fallco këtu.
Më pas Roza ka ashpërsuar disi tonet, pasi është mërzitur nga indiferenca e Heidit.