Gazetari Andi Bejtja ishte i ftuar ne podcastin e Florjan Binajt ku dhe u pyet për eksperiencën e tij të parë si gazetar në Top Channel. Ai i entuzjasmuar tregoi detajet rreth asaj eksperience, ndër të tjera ai shtoi :
“Ne fillimet e mija isha mirë, kisha eksperiencën e duhur kur dhe më erdhi oferta për punë në Top Channel, e pranova për shkak të pagës së lartë, ishte ambient komplet tjetër dhe shumë energjik”
Pa harruar të kujtojë dhe një episod me pronarin e Top Channel të ndjerin Dritan Hoxha ku dhe Andi Bejtja shton :
“Ishte e pamundur të punoje në qetësi, ai njeri ishte i “çmendur” par perfeksionit, njeri që e donte televizionin dhe e adhuronte atë, gjë që sigurisht i ka dhën benefitet më vonë dhe që ndryshoi konceptin e të bërit televizion”
“Por ajo që më ka mbetur në mendje është një moment kur ishin xhirimet e mija të para dhe ç’do gjë shkoi perfekt, 100 veta duartokitën përveç Tanit, na ftoi për mbledhje urgjente dhe na tha që ai ka blerë stilolaps 1 mijë euro vetëm që të duket perfekt ç’do gjë, ndërkohë që unë kisha një stilolaps të thjeshtë”
Siç duket të gjithë pyetjet rreth Dritan Hoxhës që u bëhen të ftuarve të japin të njejtën përgjigje, pasion, dëshirë dhe ego. Komponentë të cilët e kthyen Top Channel në televizion ikonë.