Deputetja Adriana Matoshi deklaron të ardhurat e saj ! Plot 400 mijë euro..
Artistja dhe deputetja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi, ka deklaruar aë fundmi siç e kërkon ligji pasurinë e saj.
Sipas deklarimeve të saj ajo për momentin zotëron vetëm një shtëpi me sipërfaqe prej 66 metrash katrorë, pronë e regjistruar në emrat e prindërve të saj dhe ka një vlerë të vlerësuar në 400 mijë euro.
Për sa i përket të ardhurave vjetore, ajo ka treguar se pagën e saj si deputete nga Kuvendi i Kosovës arrin shifrën e 20,780 eurove për një vit, ndërsa ka shtuar në listë edhe 14 mijë euro të cilat i ka fituar nga pjesëmarrja në disa projekte artistike si aktore. Në përfshirjen e pasurisë së saj të lëvizshme, artistja ka njoftuar se zotëron mbi 3,600 euro në para të gatshme.
Në deklaratën e saj bie në sy mungesa e pasurive të tjera si shtëpi apo makina të regjistruara në emrin e saj.