Pasditen e sotme banorët janë mbledhur në living për të lexuar mesazhet nga “Big Love”. Përpos gjithë mesazheve të fansave, banorët sot kanë marrë mesazhe dhe nga miq e familjarë.
Heidi është surprizuar nga mesazhi i nënës së saj, zonjës Laila e cila e ka përlotur me mesazhin e saj.
“Na ka marrë malli shumë për ty dhe të ndjekim me kënaqësi. Të duam shumë dhe mezi presim të përqafojmë. Zemër, ne do t’i mbështesim gjithmonë zgjedhjet e tua. Mendoj se dashuria është e papritura më e bukur që të ka ndodhur. ”