Banorët janë surprizuar sot me mesazhet nga ‘Big Love’, të cilët veç mesazheve nga fansat, morën mesazhe dhe nga familja e tyre, gjë që i ka prekur shumë banorët.
Një ndër ta ka qenë edhe Meritoni, i cili ka marrë një mesazh nga vëllai i tij, Rinori. Banori është ‘mbytur’ në lot dhe emocione, pasi kur ka shkruar për familjen, i ka përmendur edhe Ilnisën, si një mesazh ky për aprovimin e tyre për lidhjen me gazetaren.
Kujtojmë se kohë më parë kur e surprizoi brenda shtëpise, Rinori nuk e takoi Ilnisën, moment ky që ngriti mjaft debate në rrjet dhe brenda shtëpisë, e me sa duket tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe familja e tij e mbështet plotësisht!