Reagimet e ish banorit Jetmir Salaj vazhdojnë pas largimit nga BBV, ndërsa i mëshon tezës se produksioni ka mbuluar gjithë faktet dhe ka censuruar të vërtetën.
Jetmir Salaj ka vijuar me reagimet e tij lidhur me BBV në Instastory, ku sipas tij, është bërë çmos të fshihet e vërteta e lojës, e megjithatë ia ka dalë të nxjerrë në pah lojtarët e BBV brenda dhe ‘një tufë rrogëtarësh e servilësh jashtë’.
Sipas ish banorit, i cili e lidh personazhin e tij me atë të ‘El Profesor’ në serialin e famshëm ‘La casa de papel’, ai ka shkaktuar gjithë situatat e përshkruara në Instastory, përmes ‘strategjisë së tij së sofistikuar dhe të vështirë për t’u kuptuar dhe komentuar’.
“Deformimi i realitet ndodh nëpërmjet një proçedure të sofistikuar me një regji qendrore ku kamerat zhvendosen sipas interesave të caktuara. Montazhi është një proçes që kryhet nëpërmjet prerjes së fjalëve apo episodeve për t’i ribashkuar në një video të vetme duke tjetërsuar të vërtetën. A ishte një gabim apo një strategji për të diskretituar publikisht njeriun?
Sulmet e vazhdueshme kundër personit tim në giitha emisionet s’bën gjë tjetër veçse konfirmon tezën time të censurës dhe diskretitimit publik. Rjetet tona janë sulmuar, është bërë ç’mos për mos t’u përhapur e vërteta si dhe unë nuk jam shfaqur në videot e shkurtra të Instagramit apo prime pikërisht për të shit tezën që unë flija gjumë. Të fala nga skuthi, viktima dhe kopili.” – shkruan Jetmiri në postimin e tij.