Olta dhe Luizi u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por, duket se e vërteta është komplet ndryshe.
Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim. Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, është që në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.
Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitaret, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.
Megjithatë, projekti i filmit ka vijuar dhe aktualisht xhirimet janë drejt përfundimit. Drejt përfundimit duket se është edhe marrëdhënia e Oltës dhe Luizit, që me gjasa pas këtij filmi, nuk do të kenë më as miqësi së bashku, e aq më pak bashkëpunime të tjera.
Nga ana tjetër, Luizi nuk ka pasur probleme vetëm me Oltën gjatë xhirimit të filmit, por edhe me Dean, e cila githashtu është pjesë e kastit. Përplasjet e Deas dhe Luizit kanë nisur në Korçë, teksa kanë qenë duke xhiruar. Luizi është protagonist në këtë film, teksa Dea ka vetëm një rol episodik.
Megjithatë, gjatë xhirimeve, ata kanë nisur me konfliktet, që çuan më pas në përplasjen virtuale mes tyre. Pas përplasjeve, Luizi dhe Dea kanë ndërprerë çdo komunikim mes tyre, pavarësisht bashkëpunimit për shkak të punës.
Të dy finalistët e “Big Brother”, kanë vijuar punën me xhirimet, veç se këtë herë, pa asnjë komunikim personal mes tyre.