Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si Fero për publikun, është arrestuar të martën për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli. Në raportin e policisë u shkruajt se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim!
Pas këtij vendimi, modelja iu rikthye rrjeteve të saj sociale, duke postuar në Instastory një shkrim, në të cilin shkruan:
“Ju falenderojmë për kujdesin dhe mbështetjen. Une dhe Nina jemi mirë. Une besoj në drejtësi.”
Mirëpo kësaj deklarate të Arbenitës, nuk ka mbetur pa i kthyer përgjigje edhe vet Fero. Edhe ai, njëlloj si modelja, ka reaguar në Instastory.
“Drejtesia eshte thike me dy teha, varet prej cilit kend e drejton?! E persa i perket Nines mos u viktimizo permes saj se e gjithe bota e di se per te mami jem eshte kujdes. Une jam mundu me qen i kulturum dhe t’kam leju me u marr me karrier, por ti lirine dhe durimin tim e ke keqperdor deri me maksimum. E tani, pasi e ke sjell punen deri ne nivel gjyqesor, te presim si po vendos drejtesia. Une para Zotit dhe vetes jam i drejte. I drejti zhytet, por nuk mbytet. Per mua, kjo eshte nje sprove jetesore dhe do me kalis me fort per jete. Shihemi ne gjyq” – ka shkruar Fero.
Më pas, Fero ka postuar një foto të nënës së tij me vajzën, ku falenderon nënën e tij për kujdesin ndaj të bijës dhe gjithçkaje.