Reperi i njohur, Getoar Selimi në një intervistë të rrallë me Berat Buzhalën, ka rrëfyer për sëmundjen nga e cila mund ta humbte edhe zërin.
Reperi tregoi se kur e ka marrë vesh, donte patjetër të bënte të pamundurën që të shpëtonte për shkak të vajzës.
Getoari zbuloi se sëmundjen e mësoi gjatë një kontrolli shtatzanie të Marinës, ku nga një kontroll rastësor të bërë edhe nga vetë ai, mjekët i thanë se kishte 4-5 vite me këtë sëmundje dhe se duhej operuar.

Momentin e vështirë artisti e kaloi në Itali, ku qëndroi dy javë pas operimit.
“Unë kam mendu se po lind vajza, e duhet të jetoj e të jem mirë për të. Nuk doja as ta jepja veten shumë, se në këto raste më keq i bën të tjerëve se vetes. Mua më ka ndodhur më para me djalin e tezes dhe besom që e kam pasur të vështirë. Njeriut kur i ndodh vetë i vjen një forcë e papërshkrueshme. Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar”, u shpreh Getoari.
Më tej ai tregoi edhe takimin me doktorin dhe momentin e operimit.
”U takova me një doktor në Itali. Më tha puna jote është pak delikate. Nuk mundem ta mbaj private se del. Unë doja me e kry, nuk i mendoja të tjerat. U operova në Padova, shkoi shumë mirë. U ktheva, çdo gjë shkoi me sukses”- tha më tej Getoari.
Fatmirësisht sot ai gëzon shëndet të plotë.