Pak vite më parë, Valbona Selimllari ka folur për të dashurën e djalit të saj të madh, Denit duke u shprehur: “Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”.
Por a e dini se fatlumja është një personazh i njohur.
Bëhet fjalë për modelen Gloria Meshi, e cila ka folur për partnerin e saj brenda një formati televiziv ku ajo merr pjesë, duke treguar se është e dashuruar.
Jo më larg se dje, modelja ju drejtua kamerave duke thënë: Deny i love you baby! Ndërkohë që ky i fundit, i ka dërguar një dron.
Lidhja e tyre duket se i ka kaluar fazat e para dhe është familjare. Valbona dhe fëmijët e saj ndiqen me Glorian në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë edhe komente e pëlqime me njëra-tjetrën.
Kujtojmë se Valbona është nënë e tre fëmijëve, Deni është djali i madh, 20 vjeç.
Comments 0