Ndërsa xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” janë drejt fundit, u raportua se Luizi dhe Olta kanë pasur debate gjatë kësaj periudhe, të cilat i kanë mbyllur rrugën një raporti të mundshëm miqësor mes tyre.
Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit, vet Luizi është pyetur për këtë në një komunikim “live” që ka patur mbrëmë me ndjekësit e tij.
I pyetur nga ndjekësit lidhur me këtë çështje, Luizi është përgjigjur shkurt dhe qartë, duke treguar se me Olta Gixharin nuk ka patur ndonjëherë raporte të mira, përveç faktit që iu është dashur të jenë krah njëri-tjetrit në këtë projekt që po zhvillohet.
“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën une?! ” – ka thënë Luiz Ejlli, duke treguar qartë që mes tyre nuk ka dhe as nuk ka patur ndonjëherë asnjëlloj raporti miqësor.
E ndërsa kjo bie në kundërshtim me deklaratën që ka bërë para disa kohësh regjisori i filmit Koloreto Cukali, i cili u shpreh se jo vetëm që Olta e Luizi kanë marrëdhënie shumë të mira, por pas xhirimeve mund t’i shohësh dhe jashtë së bashku duke konsumuar pije e duke folur, ngjarjet e fundit kanë treguar që nuk është aspak kështu e më në fund edhe vet Luizi i “vendosi kapakun” kësaj pyetjeje të rrjetit.