Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka ndarë vetë çifti në rrjetet sociale. Ata kanë postuar një foto ku shfaqen duart e tyre, duke prekur gishtat e vegjël të Lunës, vajzës së tyre.
‘Luna Mari Ejlli. 30.04.2024’- shkruan çifti përkrah fotos, duke zbuluar emrin e plotë të bebushes.
Shumë urime për çiftin dhe mirëseerdhe në jetë, e vogla Luna! ❤️