Debatet në BBV duket se nuk marrin fund kurrë, e ndërsa ditë pas dite qëndrimi në shtëpi të banorëve, debatet sa vijnë e agravohen, nuk kanë munguar as komentet e personazheve të showbiz në rrjetet e tyre sociale.
Së fundmi, aktorja Monika Lubonja, njëkohësisht edhe ish-banore e BBV1, ka reaguar përmes një postimi në Instastory me pak ironi, ndërsa ka një lutje për banorët e BBV dhe publikun që e ndjek.
“Duke dëgjuar këtë lloj fjalori, bullizmi, sharje dhe komunikimi mes artistash, njerëzish televizioni dhe njerëz të artit… na ngelet të lutemi që të kemi mendjen e shëndoshë dhe mos t’na iki ndjenja e madhe e njerzillëkut (sado lojë të bëjmë). Ju dua, Monika🤍 Bekime për secilin nga ju” – shkruan aktorja.