Mbrëmjen e sotme, Graciano ka zbuluar të vërtetën duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.
Gjatë publicitetit Romeo dhe Graciano janë përballur me njëri-tjetrin në oborr pas deklaratës që balerini bëri në Prime duke u shprehur se aktori ka ngacmuar Erjola Doçin jashtë shtëpisë së Big Brother.
Romeo i është drejtuar Gracianos duke u shprehur se nëse aktori do të bënte këto deklerata jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother do të flisnin ndryshe.
Graciano ka reaguar duke u shprehur se ai nuk lejon që ta kërcënojnë pasi ai shprehet se po thotë të vërtetën.