Në kohët që jetojmë, me ose pa dashje jemi të gjithë të prekur nga rrjetet sociale. Aq më tepër, kur vjen fjala te personazhet publikë, të cilët i përdorin rrjetet sociale për të komunikuar direkt me ndjekësit, për të krijuar komunitetet e tyre e më pas për t’i përkthyer të gjitha këto në punë të mirëfilltë dhe përfitime monetare.
Thënë shkurt, gjithçka rrotullohet rreth shifrave – ndjekës, like, komente, angazhim!! Por, jo gjithmonë kjo ndodh në mënyrë organike. Ashtu sikurse dihet tashmë, ekzistojnë platforma ku tregtohen ndjekësa artificialë për rrjetet sociale dhe mesa duket kjo është mënyrë e të rriturit të audiencës për përfitime të mëvonshme dhe “status social”, është trendi i shumë personazheve publikë.
Lidhur me sa thamë më sipër, ka folur edhe Luiz Ejlli në një komunikim live me ndjekësit e tij, të cilët nisin t’a pyesnin për rënien e numrit të followersave, ndërkohë që personazhe të tjerë që kanë pasur debate me të, kryesisht Ronaldo Sharka e Dea Mishel Hoxha kanë patur rritje të ndjeshme në numrin e ndjekësve.
Kujtojmë se në rubrikën ‘Social Top 5’, Luizi renditej në vendin e 10 me një humbje prej 5mijë ndjekësish ndërsa Dea u rendit e dyta me 3 mijë ndjekës më shumë duke lënë vendin e parë Ronaldos me plus 5mijë ndjekës në Instagramin e tij, të njëjtën shifër që humbi Luizi.
Kështu, Luizi është shprehur se ai vet nuk është natyrë e rrjeteve sociale e aq më tepër të fokusohet në rritjen e Instagramit me ndjekës artificialë nga Bangladeshi e India.
Gjithashtu, Luizi nuk harroi edhe një herë tjetër të falenderojë të gjithë ndjekësit e tij besnikë që e kanë suportuar gjithë këtë kohë.
“Nuk jam natyrë për rrjete sociale e kush ka followersa më shumë. Kështu që nuk e vras mendjen se me i ble si në Bangladesh, me i ble prej Bangladeshi, Indie e Pakistani i blejnë të gjithë. Kaq! Se nuk mundet ai tjetri me 3 milionë followers dhe me 5 mijë like në foto, sikur nuk shkon…diçka mungon aty.” – është shprehur Luizi duke treguar të vërtetën e mënyrës se si funksionojnë disa personazhe publikë me numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.