Roza Lati ka qenë e eleminuara e radhës në BBV, vetëm pak ditë para përfundimit të këtij edicioni.
E njohur për natyrën provokuese, pak ‘pikante’ dhe pa filtra, Roza ka shfaqur veten në të gjitha dimensionet e saj në shtëpinë e BBV.
Pas daljes, ish-banorja ja qenë e ftuar në “Fan Club”, ku ka dhënë deklaratat e saj të para sa i përket qëndrimit të saj dhe lojës në BBV.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se ka hyrë në këtë eksperiencë në vitin e saj më të errët, me shpirtin e vrarë dhe ka dashur që publiku ta njohë edhe përtej punës së saj si moderatore, ku dhe ajo vet ka njohur veten e saj edhe më shumë.

