Roza dhe Erjola kanë qenë të eleminuarat e ‘Prime’-t të djeshëm.
Të ftuara sot në ‘Fan Club’, vajzat kanë dhënë deklaratat e tyre, ndërsa i janë përgjigjur edhe pyetjeve të opinionistëve, një ndër të cilat ka qenë: “Nga 0-10, sa beson te romanca Romeo-Heidi?”
Sa i përket kësaj pyetje, Roza ka zbuluar edhe disa ‘detaje’ të cilat ndoshta nuk janë parë nga syri i publikut, sa i përket Romeos në raport me Heidin.

Nga ana tjetër, Erjola ka qenë më e ‘prerë’ në përgjigje, teksa u shpreh se ka parë shumë kimi te dyshja, por jo dashuri.
