Efi Dhedhes ka qenë e ftuar në rubrikën “E diell n’trip” me Argjira Spancën dhe Beniada Jakic, teksa i është përgjigjur disa pyetjeve ‘pikante’ të vajzave.
Ndër të tjera, ajo është pyetur se cilin personazh nuk do të takonte kurrë, ndërsa nuk ka nguruar të thotë emrin e Luizit.
Sakaq, ajo ka treguar se e ka uruar Kiarën publikisht për lindjen e bebit.
Sa i përket BBV3, nëse do të ishte pjesë, Efi ka thënë se do të krijonte alenacë me Romeon dhe Heidin, ndërsa Eglën do e kishte armike.
Së fundmi, Efi ka treguar se personazhi që nuk e meriton të quhet VIP është Jori Delli.