Erjola Doci ka qenë e eleminuari e një televotimi të hapur mbrëmë gjatë ‘Prime’.
Banorja ka spikatur në këtë sezon të BBV, duke treguar veten në çdo dimension të saj, sa shpërthyese dhe impulsive, aq sa e bukur dhe besnike ndaj miqësive të krijuara në shtëpi.
E ftuar në Fan Club, Erjola ka folur lidhur me eksperiencën e saj në BBV, çfarë mësoi gjatë këtij rrugëtimi, ku nuk la pa përmendur edhe dy miqtë e saj, Ledjonën dhe Julin.
Sakaq, ajo u ndal edhe te miqësia, tashmë e shkatërruar me Gracianon, pas deklaratës së tij për Erjolën dhe Romeon.
Erjola ka treguar se mbrëmjen e djeshme menjëherë sapo ka marrë telefonin, ka bërë unfollow dhe block Gracianon, ndërsa në studio ka shtuar se nuk dëshiron t’i përmendë as emrin.