Një temë që shpesh diskutohet e gjithnjë bën zhurmë në rrjet janë ndarjet dhe bashkimet e çifteve të showbiz (shpesh herë për famë e klikime) të cilat gjithnjë kryesojnë ‘titujt rozë’.
Lidhur me këtë u diskutua edhe në “Trotuar” në “E diell”, ku sa i përket një çifti mjaft të diskutuar për këtë fenomen, Sara dhe Ledri, gazetari Ronaldo Sharka ka treguar se ‘zërat’ thonë që dyshja nuk është ndarë asnjëherë realisht.
“Zërat korridoreve të industrisë së showbizit prej muajsh thonë që Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë qenë gjithmonë bashkë e janë bashkë dhe janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin duke bashkëjetuar në Gjermani. Për Ledrin kjo ka sjellë më shumë klikime dhe kjo është menduar si një skenar nga menaxheri i Ledrit.” – ka thënë Ronaldo, mirëpo kjo deklaratë është ndërprerë menjëherë nga opinionisti i “Trotuar”, Anaid Kaloti, i cili thotë:
“Tani o Manush do fillojmë t’ia fusim kot këtu, apo të themi ndonjë të vërtetë? Nëse do themi të vërteta po ta them unë si është. Çifti ka shkuar në një krizë për hatër të një tradhtie që nuk dua ta komentoj se nga kush, e cila është rikthyer në shuplakë edhe nga ana tjetër. Të dy kanë qenë të ndarë për një periudhë të mirë kohe dhe nuk kanë stisur asgjë. Të ndarë prej vërteti.”
Comments 0