Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti më i ndjekur dhe më i komentuar i momentit dhe për këtë arsye, ndjekësit e tyre janë kuriozë për gjithcka që ka të bëjë me ta.
Prandaj, jemi këtu për t’iu shuar kuriozitetin për diçka që ka të bëjë me ta – çfarë mendon Luizi për gatimet e Kiarës?!
Së fundmi, Kiara ka postuar një foto në Twitter të një bisede me Luizin në “Whatsapp”, teksa i tregonte me ‘krenari’ partnerit të saj rizoton me kungull që kishte gatuar.
Cila ishte përgjigjja e Luizit, do thoni ju? Sigurisht, një nga përgjigjet epike dhe ngacmuese që ka zakonisht që në këtë rast është : “Mendova se kishe vjellur”
Sigurisht, e gjitha ka qenë në “kuadrin e shakasë”, përderisa vet moderatorja ka vendosur t’a ndajë me ndjekësit këtë bisedë, duke treguar kështu jetën e tyre të përditshme dhe ‘ngacmimet’ që zakonisht partnerët i bëjnë njëri-tjetrit – ose ndoshta jo, nuk kemi si t’a dimë…
Ndoshta në disa raste, dashuria nuk vjen nga stomaku dhe ky është rasti i Luizit dhe Kiarës!
Megjithatë ajo që mund të themi me siguri, është që të dy duken më të dashuruar se kurrë dhe se po jetojnë ditë shumë të lumtura përkrah njëri-tjetrit. 🙂