Heidi Baci është një ndër 5 finalistët e edicionit të tretë të “BBV”, së bashku me Romeon, Julin, Eglën dhe Meritonin.
Sakaq një reagim ka ardhur së fundmi prej ish-banorit Jetmir Salaj, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ironizon Heidin.
Duke shoqëruar imazhin e Heidit me një “gif” duke qeshur, Jetmiri lë të kuptohet se Heidi ka arritur të shkojë deri në finale vetëm duke qeshur, pa bërë asgjë tjetër brenda asaj shtëpie.
Sakaq rikujtojmë që Jetmiri është larguar prej formatit të “BBV3” me dëshirë të plotë, disa javë më parë. Ikja e tij u shoqërua me shumë ‘zhurmë’ pasi nënkuptoi që pas ikjes së tij, do të zbulonte shumë të vërteta lidhur me produksionin, mirëpo e gjithë kjo situatë u mbyll një javë më pas, ku Jetmiri u shfaq sërish në spektaklin e BBV e më pas në “Fan Club”.