E ftuar në ‘1 kafe me Labin’, ku dha një intervistë si rrallëherë për karrierën dhe jetën private.
Sikurse e dimë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë prindër të një vajze, Renee-së, mirëpo marrëdhënia e tyre përfundoi disa kohë më parë. Gjatë intervistës së zhvilluar ajo ka folur lidhur me marrëdhënien që ka ruajtur me ish-bashkëshortin duke theksuar se komunikimi mes tyre ka qenë tepër i vështirë pas ndarjes, por me kalimin e kohës çdo gjë është stabilizuar dhe ai është bërë më bashkëpunues për vajzën që ata kanë me njëri-tjetrin.
“Në fillim, komunikimi ka qenë më i vështirë menjëherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës relacioni është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për vajzën, për Renee-në. Ndihmon aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merre Renee-në, të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon.
Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të përkushtuar dhe Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh, unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervista më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të.” – ka treguar Nora.
Gjatë intervistës, u bënë edhe disa pyetje nga fansat. Një ndër to ishte dhe pyetja: Kur do ta pranosh ftesën për tek emisioni i Robertit?
“Roberti e di që s’më pëlqejnë shumë intervistat prandaj s’ka dashur të më vërë në siklet, por pse jo, ndoshta edhe aty shkoj” – u përgjigj më në fund Nora.