Bardhi është kthyer një një personazh mjaft të komentuar të momentit, pas pjesëmarrjes së tij në BBV3.
Sa i përket projekteve të tij muzikore, ato kanë qenë mjaft të dashura për publikun, e një prej tyre ka qenë edhe bashkëpunimi me artisten Tayna, me titull “Unaza”.
Duket se dyshja kishin përpos bashkëpunimit të tyre, edhe një marrëdhënie mjaft të mirë shoqërore, por duket se së fundmi kjo nuk ekziston më, pasi reperja ka vendosur të heqë Bardhin nga lista e saj e ndjekësve në Instagram.
Nuk dihen ende arsyet pse Tayna ka ndërmarrë një hap të tillë, megjithatë kohët e fundit reperja ka shkëputur shumë marrëdhënie profesionale, ndër to me kompaninë muzikore ku prodhonte projektet, menaxhmentin e saj si dhe stilisten e saj Donika Loci.
Sakaq, Tayna ka larguar dhe çdo postim të saj në Instagram, duke vendosur kështu ndoshta të marrë një pauzë nga muzika, ose të përgatitet për projekte edhe më të mëdha.